Vëllezërit konfliktohen për pronën në Orman, njëri arrestohet tjetri në ndjekje penale

HomeUncategorized

Vëllezërit konfliktohen për pronën në Orman, njëri arrestohet tjetri në ndjekje penale

Festat e fundvitit në Maliq pa asnjë incident, vlerësohet puna e Komisariatit të Policisë Maliq
Vuante nga sëmundje e rëndë, ndahet para kohe nga jeta mësuesja e nderuar e shkollës speciale Anxhela Latifi
Finalizohet operacioni “Four” në Korçë, zbardhen 4 vjedhje automjetesh – arrestohet autori i dyshuar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin V. R., 58 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 60 vjeç, të dy banues në Orman, të dy vëllezër.

Policia tha se ka marrë këto masa pasi dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie. 58-vjeçari ka shkelur vendimin e gjykatës, pasi 60-vjeçari ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.