1 Qershori në Maliq: Fëmijët e Libonikut lënë “gjurmë të gjelbra” për të ardhmen

HomeActual

1 Qershori në Maliq: Fëmijët e Libonikut lënë “gjurmë të gjelbra” për të ardhmen

Bashkia Maliq/Vijojnë takimet me blegtorët, këtë herë në Vreshtas dhe Podgorie!
Maliq/Një shtetas thyhen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ..
Blutarja tradicionale e grurit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Landfillin e Maliqit u zhvillua një aktivitet i veçantë edukues dhe kreativ me pjesëmarrjen e fëmijëve të kopshtit Libonik “Lulet e Vogla”.

Përmes ngjyrave, pikturave dhe gjurmëve të vogla të duarve të tyre, fëmijët përcollën një mesazh të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin ndaj natyrës. Çdo gjurmë e lënë në mur simbolizoi përgjegjësinë dhe angazhimin për një të ardhme më të pastër dhe më të gjelbër.

Aktiviteti synoi të ndërgjegjësojë brezin e ri mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, duke i nxitur fëmijët të bëhen mbrojtës të natyrës që në moshë të vogël.

Një iniciativë e bukur që solli buzëqeshje, kreativitet dhe një mesazh të fortë: e ardhmja e planetit është në duart tona.