Zjarr në Vlocisht, zjarrfikësit parandalojnë një tragjedi – familjarët shpëtojnë pa lëndime

HomeUncategorized

Zjarr në Vlocisht, zjarrfikësit parandalojnë një tragjedi – familjarët shpëtojnë pa lëndime

Bora e parë e këtij viti në qarkun Korce!
17-Vjeçari ku kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi..
Për ruajtjen e 7 KZAZ-ve dhe 422 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka angazhuar gjithsej 439 punonjës policie.

Një zjarr është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vlocisht të Bashkisë Maliq, duke shkaktuar panik mes banorëve. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, është shmangur një tragjedi e mundshme, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një rrjedhje gazi nga një bombol, e cila kishte shpërndarë avuj gjatë natës. Flakët janë përhapur në pjesën e poshtme të banesës, një hapësirë që familjarët e përdornin për të qëndruar.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë në vendngjarje, kanë sekuestruar bombolën e gazit dhe kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit, duke parandaluar shpërthimin dhe përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të shtëpisë.

Për fat të mirë, askush nga anëtarët e familjes nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Autoritetet lokale dhe shërbimi zjarrfikës u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin dhe mirëmbajtjen e bombolave të gazit, veçanërisht gjatë netëve, për të shmangur rreziqe të tilla.