Zëvendësministri Jaupllari në takim me përfaqësuesit e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë

HomeUncategorized

Zëvendësministri Jaupllari në takim me përfaqësuesit e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë

E trishtë/Energjia elektrike i mer jetën 50-vjecarit
Goditet një rast kontrabande në doganën e Kapshticës – arrestohet transportuesi, procedohet penalisht doganieri
Arrestohen 2 shtetase që bullizonin dhe shpërndanin foto dhe shkrime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjetin social Instagram.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Arjan Jaupllari, priti në një takim përfaqësuesit e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, me fokus në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe përmirësimin e standardeve në sektorin veterinar, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian.

Takimi u zhvillua në kuadër të 10-vjetorit të themelimit të Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë dhe u shoqërua me praninë e presidentëve të urdhrave homologë europianë dhe rajonalë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe z. Jason Karl Aldiss, President i Unionit Europian të Veterinerëve të Higjienës (UEVH), dhe z. Jan Bernard, Zëvendëspresident i Unionit Europian të Veterinerëve të Praktikës (UEVP).

Zëvendësministri Jaupllari vlerësoi rolin e rëndësishëm të profesionistëve të fushës veterinare në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërkombëtare në këtë sektor.