Vrasja e Gentjan Bejtjas, Balla: Përgëzoj drejtuesit e Policisë Tiranë për punën e deritanishme

HomeCronic

Vrasja e Gentjan Bejtjas, Balla: Përgëzoj drejtuesit e Policisë Tiranë për punën e deritanishme

Nasip Naço në SPAK: Dhashë deklarimet e mia për “ÇEZ/DIA”
The accident where the 18-year-old lost his life, the driver of the car is arrested.
The tragic accident, the 30-year-old Albanian lost his life

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për punën e deritanishme, për zbardhjen e ngjarjes që lidhet me vrasjen e Gentjan Bejtjas 5 ditë më parë, në banesën e tij në Larushkë të Fushë Krujës. (Lexo më shumë)

Balla gjithashtu shprehet se pret rezultate edhe në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjeve në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër ku shton se autorët apo porositësit e ngjarjeve kriminale mund të fshihen brenda apo jashtë vendit, por detyra e Policisë së Shtetit është t’i gjejë kudo që fshihen dhe t’i vendosë para drejtësisë.

“Detyra e Policisë së Shtetit është të parandalojë ose të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët. Sapo kam përgëzuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për punën e deritanishme hetimore në drejtim të zbardhjes së ngjarjes kriminale disa ditë më parë në Fushë-Krujë.

Pres gjithashtu rezultate edhe në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjeve në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër. Autorët apo porositësit e ngjarjeve kriminale mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, mund të tentojnë t’i shmangen ekstradimeve, por detyra e Policisë së Shtetit është t’i gjejë kudo që fshihen dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Dy persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”, thekson ministri Balla.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu. Ilir Brahimi akuzohet si një prej autorëve të vrasjes së Bejtjas, ndërsa Edison Haxhiu është personi që siguroi kushtet për të kryer vrasjen e 42-vjeçarit. (Lexo më shumë)

Pas arrestimit të dy kurbinasit kanë refuzuar të bashkëpunojnë me policinë, apo t’u japin atyre më tepër detaje rreth vrasjes së Gentjan Bejtjes dhe arsyes përse makina e tyre u përdor për të larguar vrasësit.(Lexo më shumë)

/tvklan.al