Veprimtaria në fushën e arkivistikës mbledh në Tiranë drejtuesit e arkivave

HomeCulture

Veprimtaria në fushën e arkivistikës mbledh në Tiranë drejtuesit e arkivave

The 10 best books of 2023, the Wall Street Journal ranks Kadare with the book “When rulers quarrel…”
Changes in the book law, reduction from 5 to 3 copies of publications in the National Library
Procesi i konservimit është ndërmarrë, që në vitin 2016 në muzeun “Marubi”

Përfaqësuesit më të lartë të institucioneve arkivore të Egjiptit, të Turqisë, të Izraelit, si edhe të vendeve të Ballkanit, të Europës Lindore dhe Jugore u mblodhën në Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) organizoi një tryezë të rrumbullakët me drejtues të arkivave të rajonit dhe më gjerë, për të shkëmbyer ide dhe përvoja mbi veprimtarinë e përbashkët në fushën e arkivistikës. Në fjalën e tij hapëse, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, u shpreh se arkivat kanë mundur të tejkalojnë kufijtë shtetërorë, duke arritur një shkëmbim kulturor të domosdoshëm për të kuptuar të shkuarën historike. “Kur flasim për arkivat është e pamundur t’i ndajmë sipas kufijve shtetërorë. Nuk mund të shkruaj historinë e shqiptarëve pa patur dokumente nga arkivat osmane, pa dokumentet e arkivave të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, të Moldavisë, të Kosovës, pa dokumentet e rilindasve tanë në Rumani, në Bullgari apo në Ukrainë. Nuk mund të shkruajmë historinë pa patur akses në arkivat tona, do të ishte e padobishme. Arkivat, duke qenë trashëgimi e pazëvendësueshme, janë përgjegjëse për ruajtjen, për administrimin dhe shërbimin e dokumenteve dhe nuk mund ta përmbushim këtë detyrë pa bashkëpunim dhe transparencë, me qëllim që të administrojmë në mënyrë eficente materialet që zotërojmë”, tha Bido. Gjatë fjalës së tij, Bido theksoi se duke bashkëndarë përvojat, ekspertizën dhe burimet njerëzore, arkivat do të ndërtojnë një rrjet të gjerë studiuesish, të cilët do t’i qasen dokumentacioneve lirisht dhe në mënyrë të barabartë. “Për ta bërë më të lehtë për studiuesit për të konsultuar dokumentet, arkivat janë të hapura për publikun. Sigurisht, kemi përgjegjësi për të bërë përpjekje të tjera për të forcuar bashkëpunimin mes nesh, në përputhje me marrëveshjet dhe konventat”, tha Bido ndrë të tjera. Në vijim, e mori fjalën drejtoresha e Arkivit të Bosnjes dhe Hercegovinës, Danijela Mrda, e cila e vlerësoi këtë tryezë si një mundësi shumë të mirë për të diskutuar mbi sfidat përballë arkivave dhe mbi projektet e tyre për të ardhmen. “Shpresoj që këto ditë do të jenë një mundësi për të shkëmbyer ide, për të diskutuar për projektet e së ardhmes dhe për të hapur horizontet tona”, tha Mrda. Mes kumtuesve, gjendej edhe drejtuesi i të Portalit të Arkivave Europiane, Szatucsek Zoltan, i cili tha se arkivat duhet të përbashkojnë popujt nëpërmjet duhet trashëgimisë së tyre kulturore.  Ky takim u zhvillua në kuadër të aktiviteteve që po mbahen me rastin e 75-vjetorit të themelimit të DPA-së.

/gazeta_sot