“Vëllanë ma vranë Mjekët”  Motra e Leo Sadikut kërkon drejtësi

HomeActual

“Vëllanë ma vranë Mjekët” Motra e Leo Sadikut kërkon drejtësi

Pasi dhunoi bashkëshorten 71- Vjeçarit i’u gjetën arsenal armësh
Korçë/Deklaratë për shtyp, për të kundërshtuar urdhërin e Ministrit Taulant Balla, po na detyroni të largohemi nga shqipëria
Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 6 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi e ushtronin këtë veprimtari, në 5 lokale

Motra e Leo Sadikut, 12-vjeçarit që humbi jetën më 8 janar në QSUT nga miokarditi akut, një sëmundje e rëndë e zemrës, foli në protestën para Ministrisë së Shëndetësisë, duke akuzuar mjekët për vdekjen e vëllait të saj. Ajo theksoi se mjekësia shqiptare është në gjendje të degraduar dhe se Leo nuk mori kujdesin e duhur mjekësor.

Ajo denoncoi neglizhencën e mjekëve, duke thënë se në QSUT nuk iu bë asnjë ekzaminim i nevojshëm, përfshirë eko zemre apo matje tensioni. Sipas saj, mjekët dhanë pretendime të rreme dhe nuk treguan mëshirë, ndërsa prokuroria vazhdon të heshtë për këtë rast.

“Vëllai im ndërroi jetë, teksa disa mjekë nuk dinin të bënin punën. Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë. Ata pa pikë mëshire vendosën ta vrisnin. QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim, ata dalin me pretendime të rreme. Ata nuk i kanë bërë një eko zemre, një skaner, një matje tensioni, si i bëjnë ato betime ata. Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im? Prokuroria hesht dhe prindërit e mi vetëm qajnë”, deklaroi motra e Leo Sadikut.

Në fund ajo premtoi se nuk do të ndalet derisa të gjejë drejtësi për vëllain e saj.

“Nuk do të ndalem derisa për vëllanë tim të gjej drejtësi. Ata e vranë Leon, nuk bënë asgjë. Mjekët nuk bënë asgjë. Si mund ta lësh një nënë pa bir, ku do të rritemi ne në këtë Shqipëri. I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria. Kur ky shtet do kujdeset për fëmijët?”