Vasil Steriofski/Të dashur bashkëkombës me origjinë nga Qarku i Korçës, kudo që ndodheni në botë,

HomeActual

Vasil Steriofski/Të dashur bashkëkombës me origjinë nga Qarku i Korçës, kudo që ndodheni në botë,

Tragjike/Një 30- vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur 
Pogradec/61-vjeçari ka mashtruar një shtetas për kontratë pune në shtetin gjerman
Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit në fundjavë, si do të jenë temperaturat?

Nga zemra ju shpreh mirënjohje të madhe të gjithëve ju që më kontaktuat këto ditë, që e realizuat të drejtën tuaj të votës përmes postës dhe më dhatë mbështetjen tuaj në zgjedhjet parlamentare.

Mbështetja juaj nuk është vetëm një numër – ajo është zë nga zemra, zë për identitetin, për mbijetesën dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në Shqipëri. Dashuria juaj për vendlindjen është forca ime më e madhe për të vazhduar të jem zëri juaj në institucionet shqiptare, për të mbrojtur të drejtat e maqedonasve, për të ruajtur kulturën, gjuhën dhe dinjitetin tonë në këto kohë të vështira, kur përballemi me mohimin dhe harresën.

Shpresoj që edhe bashkëkombësit e tjerë maqedonas nga Qarku i Korçës, të cilët këto ditë do të marrin fletët e votimit, do të na bashkohen në këtë mision të përbashkët – sepse së bashku jemi më të fortë, së bashku mundemi më shumë!

Të gjithëve ju, kudo që ndodheni në botë, ju uroj festën e madhe të Pashkëve. Uroj që këto ditë festive t’ju sjellin paqë, gëzim dhe bekim në familjet dhe shtëpitë tuaja.

Me respekt dhe mirënjohje,
I juaji, Vasil Sterjovski

Драги мои Македонци со потекло од Округот на Корча, ширум светот,

Од срце ви упатувам голема благодарност на сите вас што ме контактиравте овие денови, го остваривте своето гласачко право преку пошта и ми ја дадовте вашата поддршка на парламентарните избори.

Вашата поддршка не е само бројка – тоа е глас од срце, глас за идентитетот, за опстанокот и за нашата заедничка иднина во Албанија. Вашата љубов кон родниот крај е мојата најголема сила да продолжам да бидам вашиот глас во албанските институции, да се залагам за правата на Македонците, за зачувување на нашата култура, јазик и достоинство во овие предизвикувачки времиња на негирање и заборав.

Се надевам дека и другите Македонци од Округот на Корча, кои овие денови ќе ги примаат своите гласачки ливчиња, ќе ни се придружат во оваа заедничка мисија – зашто заедно сме посилни, заедно можеме повеќе!

На сите вас, каде и да сте низ светот, ви го честитам големиот христијански празник Велигден. Нека празничните денови ви донесат мир, радост и благослов во вашите домови и семејства.

Со почит и благодарност,
Ваш, Васил Стерјовски