U martua me një minorene dhe ka një vajzë por rrezikon deri në 25 vite burg, komuniteti rom sërish protestë te gjykata e Korçës

HomeSpecial

U martua me një minorene dhe ka një vajzë por rrezikon deri në 25 vite burg, komuniteti rom sërish protestë te gjykata e Korçës

Gora dhe kontributi i saj gjatë luftës Nacionaçlirimtare
“Nuk e di nëse do isha gjallë”/ Brandley Cooper zbulon çfarë i ndryshoi jetën
Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës! Eurostat: Janë sa 89.8% e mesatares së BE-së

U martua me një minorene dhe ka një vajzë por rrezikon deri në 25 vite burg, komuniteti rom sërish protestë te gjykata e Korçës

Një tjetër protestë është zhvilluar sot përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom të këtij qyteti dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25- vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13- vjeç.

Me pankarta në duar ku shkruhet ”Drejtësi për Dritson Kurtin”, si dhe thirrjen “kjo është tradita jonë’ protestuesit e komunitetit rom kërkojnë pushimin e çështjes ose ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje.

Sot në gjykata pritet të zhvillohet seanca e gjykimit paraprak për tu vendosur që çështja të shkojë për gjykim themeli.