Vritet me armë zjarri një biznesmen

HomeActual

Vritet me armë zjarri një biznesmen

SPAK e konfirmon zyrtarisht: Erion Veliaj po hetohet për “Shpërdorim Detyre”
Në Maliq 14 punonjës ruajnë 10 fazanë/Meta rri-rri e ja fut ndonjëher kot..
Matura 1974, Maliq/Kujtime dhe mbresa për 50-vjetorin e maturës së gjimnazit “Skenderbeu” Maliq

ELBASAN – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një biznesmen është ekzekutuar brenda ambientit të biznesit të tij, në zonën e Unazës Jugore.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen krehje dhe kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset hyrëse dhe dalëse të Elbasanit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe motivit të ngjarjes së rëndë.