HomeActual

Tjetër dorëheqje nga radhët e PS/Pas Agron Malajt dhe Tërmet Peçi jep dorëhejen nga bashkia e Tepelenës

Historia e Korçës së lashtë
Korçë | Mashtrim, dhunë në familje, vjedhje dhe shkelje të ligjit – disa procedime penale dhe një arrestim në 24 orët e fundit
Qyteti i Maliqit – Emri antik i qytetit mendohet të jetë qyteti Koragos, duke u nisur nga emri i tij që në greqishten e vjetër do të thotë korb, Hija e Korbit.

Kryetarët e bashkive të Tepelenës dhe Matit, Termet Peçi dhe Agron Malaj, janë dy prej drejtuesve lokalë të PS të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë këshillave bashkiakë përkatës.

Vendimi i kryebashkiakëve lidhet me kandidimin e tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Peçi dhe Malaj do të jenë pjesë e listave të PS për deputetë në qarqet respektive atë të Gjirokastrës dhe Dibrës.

Pas këtij vendimi, këshillat bashkiakë do të mblidhen për të vendosur mbi drejtuesit e rinj në detyrë.

Sipas ligjit për qeverisjen vendore, në rastin kur një bashki ka dy ose më shumë nënkryetarë, këshilli bashkiak voton për të përcaktuar kryetarin në detyrë.

Ndërkohë, në bashkitë ku ka vetëm një nënkryetar, ai merr automatikisht drejtimin e institucionit deri në zgjedhjen e një kryetari të ri.