Si po ndryshon tregu i automjeteve, trefishohen importet nga Koreja e Jugut në janar-korrik

HomeActual

Si po ndryshon tregu i automjeteve, trefishohen importet nga Koreja e Jugut në janar-korrik

Korça Lajme/ 8 Marsi në fushë… Gratë e fshatrave të Qarkut Korçë, nuk ndalojnë punën as sot…
“Paketa e Sigurisë në shkolla, fokusim edhe ndaj dhunës e shantazheve online”, Balla dhe përfaqësuesi i TikTok takohen me gjimnazistë
Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë (pronarë servisesh), pasi e ushtronin veprimtarinë në këto subjekte, në kundështim me ligjin.  

Koreja e Jugut është kthyer në vendin e dytë nga ku Shqipëria importon makina të përdorura duke lënë pas Gjermaninë apo Zvicrën. Të dhënat zyrtare tregojnë se 17.4 për qind e mjeteve që u importuan gjatë janar-korrik 2024 i takojnë këtij vendi me një rritje të dukshme me janar-korrik 2023 kur zinin 7 për qind të totalit.

Në numër mjetet e importuara nga Koreja e Jugut janë rritur me më shumë se 3 herë ku nga rreth 2956 tashmë kanë arritur në 10.6 mijë mjete. Tendenca rritëse e importeve nga Koreja vihet re qartësisht edhe e sy të lirë nga një numër i shtuar i agjencive importuese por edhe reklamave të sponsorizuara në rrjete sociale të tyre. I vetmi vend që ende kryeson importet duke lënë pas Korenë është Italia nga ku importet kanë një peshë 18.2 për qind, ose 11.1 mijë automjete në janar-korrik. Në vend të tretë vjen Gjermania me 17.2 % (10.5 mijë mjete) dhe më pas me radhë Zvicra me 9.1%, SHBA me 6.7%, Kina me 5.7% (shiko grafikun: Importet e automjeteve, sipas shteteve, 7 mujori).

Pse Koreja e Jugut po dominon tregun

Makina e përdorura nga Koreja vijnë me një çmim dukshëm më ekonomik sesa ato të Europës që skeptikët e cilësojnë se vjen si efekt i standardeve më pak strikte të mjeteve sesa ato në BE kurse një tjetër argument është kostoja më e lirë e krahut të punës.

“Rinovohet flota me 10,610 mjete të gjeneratës së fundit , 0-3 vite: 174% më shumë regjistrime krahasuar me Janar-Korrik 2019 dhe 66% më shumë regjistrime krahasuar me Janar-Korrik 2023.

Si muaji më i mirë i vitit 2024 dhe i periudhës 2019-2024 për regjistrimet për herë të parë të mjeteve, DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe ata ekzistues: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor; Kryeni kontrollet periodike të mjetit; Përpara se të importoni një mjet, kryeni “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”” nënvizon DPSHTRR. /Monitor