Shembull i të rinjve që frymëzojnë – Kledian Kosturi nga Liboniku i Maliqit

HomeUncategorized

Shembull i të rinjve që frymëzojnë – Kledian Kosturi nga Liboniku i Maliqit

Formalizimi i Bujqësisë: Jo Aksion Kundër Fermerëve, Por Një Hap për Sigurinë Ushqimore dhe Zhvillimin e Sektorit
Korçë /Arrestime dhe procedime penale për disa raste të shkeljeve dhe dhunës
Makina përfshihet nga flakët në Korçë gjatë natës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Në një kohë kur shumë të rinj kërkojnë rrugë jashtë vendit, Kledian Kosturi nga Liboniku i Maliqit spikat si një shembull frymëzues i angazhimit, dijes dhe pasionit për zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri. Ai përfaqëson modelin e të riut që beson në forcën e dijes dhe në rëndësinë e kontributit për komunitetin e vet.

“Roli i Apikulturës në ruajtjen e biodiversitetit – roli i bletëve dhe praktikat e qëndrueshme”, një temë me vlerë të veçantë për mjedisin dhe bujqësinë shqiptare. Përmes këtij prezantimi, ai ka treguar se edukimi dhe ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e bletëve në ekosistem janë çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të gjelbër dhe më të shëndetshme.

Me përkushtim dhe profesionalizëm, Kledian Kosturi është dëshmi e qartë se rinia e Maliqit ka potencial, vizion dhe vullnet për të sjellë ndryshim pozitiv.

Ai është një shembull për të gjithë të rinjtë e zonës, që me punë dhe pasion mund të kontribuojnë realisht në zhvillimin e vendit të tyre.

✨ Kledian Kosturi, modeli i të rinjve që mendojnë për natyrën, dijen dhe të ardhmen.