Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq

HomeActual

Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës!
Kasandra Kasmi/Ç’po ndodh me të rinjtë sot..
Qyteti i Maliqit – Emri antik i qytetit mendohet të jetë qyteti Koragos, duke u nisur nga emri i tij që në greqishten e vjetër do të thotë korb, Hija e Korbit.

Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq

Maliq

Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre; Policia kap dhe vë në pranga 40-vjeçarin.

Në pranga edhe një shtetas grek, që ishte bashkë me 40-vjeçarin.
Sekuestrohen arma e zjarrit tip kallashnikov, municion luftarak, fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Orman, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Policisë lokalizuan, neutralizuan dhe vunë në pranga shtetasin K. A., 40 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.

Në vendngjarje u sekuestruan arma e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, edhe shtetasi grek D. P., 48 vjeç, banues në Athinë, i cili ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi grek kishte ardhur në banesën e 40-vjeçarit për të kërkuar flori me anë të aparatit metalkërkues, i cili dyshohet se ishte sjellë prej tij nga Greqia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.