Protestë/Do të bllokohet pika doganore greke, ja çfarë do ndodhë

HomeActual

Protestë/Do të bllokohet pika doganore greke, ja çfarë do ndodhë

Korçë/Plagosje me armë zjarri
Korçë/16 – vjeçarja dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë, xhamat e automjetit të njerkut të saj. 
Dy të moshuar në gjenden të pajetë, dyshimet paraprake janë ..

DVKM Korçë

Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ditën e djeshme, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim.