Procedime penale në Korçë: Kontrabandë mallrash dhe kalim i paligjshëm i kufirit

HomeActual

Procedime penale në Korçë: Kontrabandë mallrash dhe kalim i paligjshëm i kufirit

Kapet në stacionin e trenit me 10 kg drogë, e pëson keq i riu shqiptar
Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti si drejtor i RTSH-së
Dy drejtorë, një Përgjegjës dhe një Specialist në Bashkinë Korçë, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrat për të favorizuar subjekte të ndryshme..

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për dy shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë proceduan penalisht shtetasin P. K., 60 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Gjatë një kontrolli të ushtruar në aksin rrugor “Kapshticë–Bilisht”, në automjetin që drejtonte ky shtetas u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme dhe pjesë për automjete, të dyshuara si të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononte faturë tatimore.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi Q. D., 31 vjeç, banues në fshatin Feras, Divjakë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin drejt Greqisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.