Një ekip inxhinierësh thonë se kanë zhvilluar një “super DVD” me kapacitet të dhënash prej 200 TB

HomeTechnology

Një ekip inxhinierësh thonë se kanë zhvilluar një “super DVD” me kapacitet të dhënash prej 200 TB

Edhe Viber tallet në llogari të Facebook-ut, pas “rënies” së përkohshme të këtij rrjeti social gjatë të martës
Sheryl Sandberg steps down from Meta’s board of directors
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Në një përpjekje për të përmbushur kërkesat gjithnjë në rritje të ruajtjes së të dhënave, një ekip inxhinierësh kinezë ka zhvilluar një disk optik me kapacitet të lartë të aftë për të mbajtur deri në 200 TB të dhëna.

Puna novatore e ekipit, e botuar në Nature, ka potencialin të revolucionarizojë teknologjitë e ruajtjes, veçanërisht në qendrat e të dhënave ku hapësira është në çmim jo i vogël, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

DVD-të tradicionale, të përdorura për ruajtjen e filmave dhe të dhënave, kanë një kapacitet prej 4,5 GB – të mjaftueshme për të ruajtur rreth dy orë video.

Megjithatë, raportohet se kjo teknologji e re e zhvilluar nga ekipi kinez ka një qasje krejtësisht të ndryshme.

Inxhinierët pretendojnë se kanë gjetur një mënyrë për të ruajtur të dhënat në tre dimensione, në krahasim me një shtresë të vetme, duke u mundësuar atyre të krijojnë një disk optik me deri në 100 shtresa.

Megjithatë, ekipi pranon se ka ende sfida për të kapërcyer përpara se këto “super DVD” të mund të komercializohen. /Telegrafi/