Nga Krenar Myrteza “Të rinjtë e dyshkës dhe të posteve edhe këtë vit.”

HomeUncategorized

Nga Krenar Myrteza “Të rinjtë e dyshkës dhe të posteve edhe këtë vit.”

Sapo doli nga burgu vodhi një makinë ,vihet në pranga 36-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar para pak minutash me urdhër të SPAK.
Maliq/27-Vjeçari rrëzohet nga çatia, ja gjendja e tij

Pasi shumica janë larguar, shumica e të rinjve që kanë ngelur në Korçë e kanë shumë problem të punojnë. Unë personalisht i ndaj në dy kategori. Jane personat që kanë dëshirë për të punuar (kryesisht nga zonat rurale) por të cilët/at nuk munden të punojnë për shkak të çmimeve ( qera 20.000ALL minimumi; ushqime; veshje; etj) duke qënë se me rrogën përveçëse nuk munden të kursejnë dhe nuk ju dalin. Bashkia dhe Këshilli Bashkiak bashkë me Këshilltarët as e kanë ngritur ndonjëherë si çeshtje edhe pse ua kam kërkuar shumë herë!!!

Gjithsesi, sot dua të flas pak përsëri si para një viti për ” TË RINJTË E DYSHKËS”. Pa dashur të ofendoj, sepse gjithësecili kërkon më të mirën nga vetja por une kam nje kategori të cilën e quaj kështu. Në këtë kategori zakonisht bëjnë pjesë personat që jetojnë në qytet (pra me prindërit).

Aktualisht ka shumë pozicione pune, biznesi po mundohet që të rrit rrogat me aq sa po mundet sepse dhe shteti nuk po e ndihmon nga ana tjetër, përkundrazi. Korça, qytet i cili kohët e fundit flitet për Turizëm dhe Digjitalizim ( kjo e dyta nuk po ndihet më, me të parën hajd mo…) po në këto sektore ka pozicione vakante.

Nuk mund të fillojnë të bëjnë trajnime, intershipe pa pagesë por pretendojnë të bëhen freelancer se kanë dëgjuar rroga nga 8.000Euro dhe u besojnë akoma.

Këta të rinj, ku fajtori kryesor për mua është prindi; preferojnë të marrin “një dyshkë” në mëngjes për 1 mijë Slims të hapur dhe një Kafe në qëndër që të duket.

Nuk e kuptoj dot logjikën më mirë pa punë sesa me rrogë 35.000ALL. Nuk arrijnë vall të kuptojnë që ti fiton eksperiencë, eksperienca paguhet. Por ti kur nuk ke çfarë jep, si ka mundësi që pyet direkt për rrogën?! Ti duhet të thuash faleminderit që më pranove!!! Faleminderit që më dhe mundësinë të punoj dhe të fitoj eksperiencë. Faleminderit që më morre në Intership dhe po shpenzon kohë me mua që të më mësosh.

AKOMA NUK MUND TË ARRIJ TË BESOJ SA E SA MESAZHE KU SHKRUAJNË PËR INTERVISTA DHE RASTËSISHT TË GJITHË KËTYRE TË RINJVE U NDODH NJË FATKEQËSI DITËN E NESËRME. KAM MBI 50 RASTE TË FAKTUARA!!! E TËMERRSHME…!

JEPI FËMIJËS, EDUKATËN E PUNËS! NUK PO E SHPËTON, TI PO E SHKATËRRON SEPSE NESËR NUK DO TË ÇAJ DOT.