Në rrethin e Pogradecit evakuohen 5 familje nga shkarjet e dheut dhe vërshimet e ujit

HomeUncategorized

Në rrethin e Pogradecit evakuohen 5 familje nga shkarjet e dheut dhe vërshimet e ujit

Kapriçot e motit/ E FUNDIT: 30 minuta breshër! Shkatërron gjithçka në këtë zonë të Shqipërisë…
Ngjarje të rënda në vend – 36-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore
Dy projektligje të rëndësishme për shëndetin e bimëve dhe kafshëve miratohen në Komisionin Parlamentar

Situata e krijuar nga shkarjet e dherave dhe vërshimet e ujit ka detyruar evakuimin e 5 familjeve në rrethin e Pogradecit.

Sipas informacionit zyrtar të Prefekturës, 1 familje në fshatin Çeravë është evakuuar si pasojë e shkarjes së dheut, 3 familje në fshatin Dardhas janë larguar nga banesat e tyre për të njëjtën arsye, ndërsa 1 familje në fshatin Verdovë është evakuuar për shkak të gryerjes së tokës nga vërshimi i ujit të lumit Verdovë.

Bëhet me dije se të gjitha familjet e evakuuara janë sistemuar përkohësisht në banesa nga strukturat përgjegjëse dhe do të trajtohen me bonus qeraje nga Bashkia Pogradec.

Strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të zonave problematike të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse.