Ndihmë për blegtorët e Kolonjës, shpërndahen misër dhe hime për përballimin e kushteve të vështira të motit

HomeUncategorized

Ndihmë për blegtorët e Kolonjës, shpërndahen misër dhe hime për përballimin e kushteve të vështira të motit

Maliq/27-Vjeçari rrëzohet nga çatia, ja gjendja e tij
Arian Jaupllari/ Emri që bashkon të gjithë qarkun e Korçës në 11-Maj.
Maliq: Fillon lirimi i hapësirave publike në segmentin rrugor Libonik – Drithas Posht

Në kuadër të një nisme të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falë angazhimit të Zëvendësministrit Arian Jaupllari, Drejtorit të QTTB-së Korçë Roland Meçaj, Përgjegjësit të Emergjencave Civile në Prefekturën e Qarkut Korçë Leonidh Muço, si edhe drejtuesit të Repartit Ushtarak nr. 1033 Drenovë, nënkolonel Grabon Kollçinaku, është ofruar ndihmë për blegtorët e zonës së Kolonjës.

Ndihma vjen si pasojë e kushteve të vështira atmosferike të ditëve të fundit, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë. Institucionet përkatëse kanë siguruar dhe shpërndarë misër dhe hime për blegtorët, me qëllim lehtësimin e situatës dhe garantimin e ushqimit për bagëtitë.

Sipas burimeve zyrtare, institucionet do të vijojnë të ofrojnë mbështetje për blegtorët e qarkut edhe në ditët në vijim, për aq kohë sa kushtet e motit mbeten të vështira.