Nallbani i fundit i Pojanit/ 67-vjeçari vijon të ushtrojë ende profesionin e rrallë

HomeActual

Nallbani i fundit i Pojanit/ 67-vjeçari vijon të ushtrojë ende profesionin e rrallë

Korçë/Arrest në burg për 27-Vjeçarin për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prishja e qetësisë publike..
Bashkia Maliq pjesë e panairit “Inspire, Educate, Innovate”,
Ndahet çifti i parë në Big Brother VIP

Të qënit Nallban, profesion në zhdukje

Nallban ose ndryshe mbathja e kafshëve një dhe dy thundrakë me potkonj, po zhduket si profesion në të gjithë Shqipërinë.

Patkoi është elementi kryesori cili  i jep kuptim këtij profesioni. 

Është një pllakë e hollë a copë prej metali, e punuar ose e kthyer si hark në madhësinë e thundrës së kafshëve, me të cilën mbathet kali, mushka e të tjerë.

Profesioni i Nallbanit është i herëshëm në Shqipëri dhe ka qënë i përhapur në të gjithë vendin tonë. 

Por sot janë shum të rallë profesionistet e mbathjes tradicionale me patkonj. 

Një ndër ta e gjejmë në fshatin Pojan, Maliq.

Pranë punishtes të 67 vjeçarit Gurkazi Xhemali ç’do ditë dëgjohet e njëjta trokitje çekani edhe goditje gozhde si nje melodi tradicionale e herëshme. 

Ai ka gjith jetën që merret me këtë profesion ku mes pasionit dhe dashurisë për punën 67-Vjeçari na tregon me tepër për këtë profesion.

Përshtypjet e lëna prej vitesh kanë krijuar një klientelë besnike tek punishtja e tij. 

Edhe pse në zhdukje përsëri gjejmë bujq e fermerë të cilët shkojnë tek Gurkaziu duke qënë të sigurt për punën dhe profesionalizmin e tij. 

Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumllojshmërinë e saj dhe numrin e madh të ekzemplarëve.

Nallbani si një ndër thesaret e profesioneve tradicionale në Shqipëri po zbehet duke humbur kështu edhe artin e krijimt nga dora e njeriut. Me shpresën se pasioni i këtyre njerëzve punë dashës të trashëgohet brez pas brezi largohemi nga punishtja e 67-Vjeçarit me melodinë e bukur të punimit të patkoit dhe pasionin e njeriut punëdashës.