Në pak kohë nga marrja e detyrës si administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Mikel Adri ka arritur të fitojë respektin dhe dashamirësinë e banorëve, falë përkushtimit, thjeshtësisë dhe aftësisë për t’u gjendur pranë çdo qytetari.
I lindur më 12 gusht 1997 në Podgorie të Korçës, në një familje të përkushtuar e me vlera të forta, Mikel Adri ka ndjekur me përkushtim rrugën e arsimit dhe formimit profesional. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në vendlindje, në shkollën e mesme të bashkuar “Nefail Rozani”, ndërsa në vitin 2015 nisi studimet e larta në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Korçës.
Pas përfundimit të studimeve bachelor, ai ndoqi masterin profesional (2018–2020) dhe aktualisht vazhdon studimet master shkencor në drejtimin “Etikë dhe Lidership”. Përveç anës akademike, Mikel Adri ka fituar përvojë të vyer në sektorin privat e publik: fillimisht si supervizor shitjesh në Inter Com Group, më pas si inspektor taksash për 3 vite, dhe së fundmi si administrator i Njësisë Administrative Vreshtas.
Në këtë detyrë, ai ka treguar përkushtim të veçantë për të qenë sa më afër banorëve, duke dëgjuar, sqaruar e zgjidhur çdo shqetësim të tyre. Njerëzit e përshkruajnë si një djalë të thjeshtë, komunikues, me vizion dhe dëshirë për ndryshim, që punon me ndershmëri për përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e zonës.
Me energjinë e të rinjve dhe ndjenjën e përgjegjësisë ndaj komunitetit, Mikel Adri përfaqëson modelin e brezit të ri që kontribuon me pasion dhe integritet në administratën vendore.
𝐪𝐚𝐫𝐤𝐮.𝐚𝐥
𝐄.𝐀
