Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit në fundjavë, si do të jenë temperaturat?

HomeActual

Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit në fundjavë, si do të jenë temperaturat?

Korçë/41-Vjeçari dhunon bashkëshorten, shpallet në kërkim
Ndahet çifti i parë në Big Brother VIP
Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli është dënuar me një vit burg.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, ku maksimalet pritet të arrijnë në 23 gradë të dielën, kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Fundjava do të karakterizohet nga vranësirat dhe reshjet e izoluara të shiut. Meteorologu Hakil Osmani tha se të shtunën do dominojnë vranësirat, ndërsa reshjet e shiut do të prekin veriun.

E diela sjell vranësira më të shpeshta, duke krijuar momente të pakta shiu, më të dukshme në zonat lindore dhe jugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, ku maksimalet pritet të arrijnë në 23 gradë të dielën, kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Sa i përket vendeve të rajonit, meteorologu Hakil Osmani u shpreh se edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të preken nga vranësirat e shpeshta dhe reshjet e shiut.

/gazeta-shqip