Mes tensionesh mbyllet protesta e opozitës!

HomeActual

Mes tensionesh mbyllet protesta e opozitës!

Këmbimi valutor 20 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Kapshticë/Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë.
Çudia te partia e Adriatik Lapajt/ Vendos në listë për deputet edhe të atin

Është mbyllur protesta e opozitës e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Protesta u mbyll pas gati 3 orësh.

Që në nisje të fjalës së Berishës protestuesit filluan të hedhin bomba molotovi drejt Kryeministrisë, shpërthimi i të cilave dogji pjesërisht derën e godinës.

Pasi mbylli fjalimin Berisha protestuesit u drejtuan në Bashkinë e Tiranës, aty ku nuk munguan tensionet dhe përplasja me policinë.

Sapo mbërritën te bashkia protestuesit hodhën bomba molotovi dhe i vunë flakën dritares së godinës. Në një moment ata hodhën një bombë te këmbët e policëve, shpërthimi i së cilës rrezikoi jetën efektivëve që ishin vendosur në rresht./K.C/dritare.net