Marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Korçë

HomeActual

Marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Korçë

E keni ditur? Ja pse duhet të agjëroni gjatë muajit të Ramazanit, dobitë shëndetësore që sjell tek organizmi i juaj
E trishtë në Korçë/Një shtetas dyshohet të jetë vetëvarur
Këshilla për jetëgjatësinë e baterisë së smartfonëve

Korçë – Sot u nënshkrua në Korçë Marrëveshja e Bashkëpunimit në kuadër të Projektit TOKA, nga aktorët institucionalë qendrorë dhe vendorë, duke përfshirë 6 bashkitë e qarkut dhe Universitetin e Korçës. Ky hap shënon fillimin e një udhërrëfyesi të ri bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale, duke aplikuar modele dhe standarde të suksesshme ndërkombëtare.

Projekti TOKA, i mbështetur nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe në partneritet me Universitetin elitar “Wageningen” në Holandë, do të pilotohet fillimisht në rajonin e Korçës. Projekti ka fokus në eko-bujqësi, sigurinë ushqimore, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve në arsim dhe kërkim shkencor, duke u bazuar në standardet e Bashkimit Europian.

Ky bashkëpunim synon të sjellë zhvillim të qëndrueshëm rural dhe të ofrojë mundësi të reja për fermerët dhe komunitetet lokale në qarkun e Korçës.