Maliq zhvillohet takim antikanabis, nuk evidentohet asnjë parcelë gjatë vitit të fundit

HomeActual

Maliq zhvillohet takim antikanabis, nuk evidentohet asnjë parcelë gjatë vitit të fundit

Ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Çiflig, i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse
Kontrolle intensive bazuar në inteligjencën policore për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes
Sot/ 33-vjetori i themelimit të PS-së, Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm: Kam një…

Në Bashkinë Maliq u zhvillua një takim i posaçëm në kuadër të masave kundër kultivimit të lëndëve narkotike, ku u analizua situata aktuale dhe puna e strukturave përgjegjëse në terren.

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, vlerësoi angazhimin e kryepleqve dhe strukturave bashkiake, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit për parandalimin dhe identifikimin e çdo tentative për kultivim të kanabisit.

Ndërkohë, shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, Eduart Allushi, deklaroi se gjatë vitit të fundit në territorin e bashkisë nuk është konstatuar asnjë parcelë e mbjellë me kanabis, duke e cilësuar këtë si një rezultat pozitiv të bashkëpunimit mes policisë dhe pushtetit vendor.

Gjatë takimit u theksua se kontrollet dhe monitorimi i territorit do të vijojnë me intensitet, me synim garantimin e rendit, sigurisë dhe zbatimit të ligjit në zonë.