Në një takim zhvilluar nga Këshilli Vendor Rinor dhe CRCA Shqipëri në Bashkinë maliq të rinjtë jan organizuar në një takim të frytëahëm duke vënë në dritë aftësitë e tyre dhe kërkesat që ata kamë.
Vijon puna për përgatitjen e Planeve Rinore Vendore në konsultim me të rinjtë e të rejat në Bashkinë Maliq.
Mbi 20 të rinj e të reja nga zonat urbane dhe rurale të Bashkisë Maliq, u mikpritën në një takim konsultues (në formatin Townhall meeting) nga Këshilli Vendor Rinor dhe Sekretarja e Përgjithshme e Bashkisë Maliq.
Të rinjtë u njohën nga afër me nismën e CRCA / ECPAT Shqipëri: Një Ndalesë për Shërbime Rinore, të mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR dhe Ministër i Shtetit për Fëmijët dhe të Rinjtë Bora Muzhaqi.
Më pas ata punuan në grupe pune për të evidentuar disa nga sfidat kryesore të tyre, që duhen adresuar nga Plani Rinor Vendor dhe institucionet kombëtare.
Të rinjtë çuan shqetësimin mbi mungesën e laboratorëve në shkolla, sigurinë në shkolla për vajzat, mungesën e mjediseve të dedikuara për të rinjtë etj. Ndërkohë që së shpejti të gjithë të rinte e maliqit së bashku do të vijnë me një ekspozitë të të rinjve me temë: Qyteti/ Fshati im!
#CRCAmbronfemijet #CRCAmbronterinjte #CRCAshqiperi #CRCAalbania #ECPATalbania #ecpatshqiperi #BashkiaMaliq #sherbimerinoreme1ndalese