Maliq, nënë e bir përcillen sot për në banesën e fundit – vajza e vogël lufton për jetën në Tiranë

HomeActual

Maliq, nënë e bir përcillen sot për në banesën e fundit – vajza e vogël lufton për jetën në Tiranë

Një shtetas nga Devolli dyshohet se ka zaptuar tokën e një shtetasi tjetër.     
Korça Lajme/ 8 Marsi në fushë… Gratë e fshatrave të Qarkut Korçë, nuk ndalojnë punën as sot…
Vasil Steriofski/Në Prespë prezantuam koalicionin ndërmjet partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) dhe Partisë Socialiste

Trishtim dhe heshtje ka pllakosur sot në Maliq, pas tragjedisë që mori dy jetë njerëzish dhe tronditi të gjithë komunitetin.

Nënë e bir, Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe, dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç, humbën jetën pasi u asfiksuan nga zjarri që përfshiu banesën e tyre një ditë më parë.

Në gjendje të rëndë ndodhet vajza e vogël, Nefeli Hazisllari, vetëm 6 vjeçe, e cila po trajtohet në terapi intensive në Pediatrinë e Tiranës, me djegie në fytyrë dhe trup.

Ndërkohë, banesa e familjes Hazisllari është shkrumbuar plotësisht nga flakët, dhe familjarët janë mbledhur në shtëpinë e xhaxhait të fëmijëve, ku janë hapur dyert e mortit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 15:00, ku nënë e bir do të përcillen për në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve të të afërmve, fqinjëve dhe banorëve të zonës.

Ngjarja e rëndë ka prekur thellë gjithë qytetin e Maliqit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit tragjik.