Maliq: Fillon lirimi i hapësirave publike në segmentin rrugor Libonik – Drithas Posht

HomeUncategorized

Maliq: Fillon lirimi i hapësirave publike në segmentin rrugor Libonik – Drithas Posht

Dëmtohet rëndë rruga për në Lozhan Lart, Gorë – probleme edhe në rrjetin elektrik
Maliq/Arrestohet një shtetas, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Rriten gërmimet e paligjshme në Korçë: Ekspertët kërkojnë dënime penale për mbrojtjen e trashëgimisë

Ka nisur lirimi i hapësirave publike përgjatë segmentit të rrugës nacionale Kryqëzimi Libonik – Drithas Posht, si pjesë e zbatimit të një projekti të rëndësishëm urban.

Prishjet dhe ndërhyrjet realizohen në kuadër të investimit që Bashkia Maliq, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po kryen për ndërtimin e një shëtitoreje moderne në këtë zonë.

Ndërhyrja gjithashtu mbështetet në kërkesën zyrtare të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për lirimin e një hapësire prej 6 metrash nga kufiri i rrugës, si detyrim ligjor për siguri dhe standarde urbane.