Kopshti Vloçisht–Drithas, një shembull i përkushtimit dhe punës profesionale

HomeUncategorized

Kopshti Vloçisht–Drithas, një shembull i përkushtimit dhe punës profesionale

Takim në Kuadër të Parandalimit të Zjarreve gjatë Verës
ALBAMONO – Një Festival që lartëson Artin dhe Kulturën!
DVP Korçë/Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha të dyshuara false dhe 4 celularë.    

Në fshatin Vloçisht e Drithas, ndodhet një nga institucionet më të dashura për banorët e zonës Kopshti Vloçisht–Drithas, ku çdo ditë shkojnë me gëzim vogëlushët e këtyre fshatrave.

Ky institucion është bërë një shtëpi e dytë për fëmijët, falë ambjentit të ngrohtë, kushteve bashkëkohore dhe stafit të përkushtuar që kujdeset me dashuri e profesionalizëm për edukimin dhe mirërritjen e tyre.

Në këtë kopsht, fëmijët mësojnë germat dhe numrat e parë, zhvillojnë aftësitë e tyre përmes lojës, këngës dhe aktiviteteve kreative, duke u ndjerë të sigurt dhe të dashur në çdo moment.

Kopshti Vloçisht–Drithas është një model i mirë i punës në ekip Sanitare e Edukatore, i përkujdesjes dhe i investimit në të ardhmen e fëmijëve, që janë pasuria më e çmuar e çdo komuniteti. 🌼