Kontrolle në të gjitha shkollat e juglindjes për çantat e nxënësve, zbulohen produkte të papërshtatshme për fëmijët.

HomeActual

Kontrolle në të gjitha shkollat e juglindjes për çantat e nxënësve, zbulohen produkte të papërshtatshme për fëmijët.

Indentifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.
Maliq/44-Vjeçari nga Drithasi drejtonte automjetin i dehur
Policia e Korçës identifikon, kap dhe vë në pranga shtetasin që hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Korçë.

Mësohet se me një urdhër të brendshëm në të gjitha shkollat e juglindjes është kërkuar që të kontrollohen çantat e nxënësve nga mësuesit kujdestarë, ku sipas të dhënave edhe në shkollat 9-vjeçare janë gjetur produkte kozmetike, telefona, komunikime në snapchat etj.

Si pasojë e këtyre kontrollevs një 13 vjeçar në Bilisht u kap me thikë në çantë në ambientet e shkollës. Ai ka thënë para grupit hetimor se thikën e kishte blerë prej 1 muaji.

“E bleva para 1 muaji, 100 lek, pa asnjë arsye, thjeshtë për qejf, e kisha në shtëpi dhe sot e mora me vete”

Ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me nxënës të tjerë të shkollës dhe se nuk kishte asnjë lloj qëllimi për mbajtjen e thikës në çantë. /KorçaReport