Në Grenchen të Zvicrës, policia kantonale e Solothurnit sekuestroi mbi 10 kilogramë lëndë të ndryshme narkotike dhe ‘para cash’ pas një kontrolli personal.
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar.
Në mbrëmjen e 5 qershorit, Policia Kantonale e Solothurnit kreu një kontroll në stacionin e trenit Jugor.
Një 23-vjeçar u kontrollua dhe në çantën e shpinës iu gjet lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë një kontrolli të mëtejshëm në vendndodhjen e tij në Grenchen, policia ka mundur të konfiskojë gjithsej mbi 10 kilogramë amfetaminë, heroinë dhe kokainë, si dhe para cash me vlerë disa mijëra franga.
I akuzuari është me kombësi shqiptare dhe është arrestuar përkohësisht. Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim.
/gazeta_sot