Ja ç’farë raporton policia gjatë 24- orëve të fundit

HomeActual

Ja ç’farë raporton policia gjatë 24- orëve të fundit

Maliq/44-Vjeçari nga Drithasi drejtonte automjetin i dehur
Maliq/27-vjeçari ka vjedhur një biçikletë në banesën e një 64 vjeçari
Parashikimi i motit për sot/ Shi në formën e shtrëngatave, temperaturat arrijnë deri në…

Qarku Korçë

Shërbimet e PKK Qafë Thanë kapën shtetasen e shpallur në kërkim Shpresa Allmuça, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin E. A., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ A. H. 58 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Korçë, pasi me vetëgjyqësi ka shfrytëzuar një sipërfaqe toke në pronësi të një 60-vjeçari;

▪︎ R. B., 44 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, pasi dyshohet se ka kanosur një 48-vjeçar, nëpërmjet celularit.

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ M. M., banues në fshatin Leminot, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

R. K., 39 vjeç, S. Z., 39 vjeç, A. I., 45 vjeç, Xh. Sh., 30 vjeç dhe K. H., 27 vjeç, banues në fshatra të ndryshme në Maliq, pasi më datë 31.07.2024, në aksin “Korçë-Pogradec”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë tentuar të bllokojnë rrugën, për të penguar kalimin e mjeteve të tjera.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ Sh. E., 50 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kushëririt të tij;

▪︎ A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një 65-vjeçari.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ E. H., 26 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në aksin “Korçë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar lehtë një 71-vjeçar;

▪︎ S. J., 32 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, automjetin tip “Chrysler” që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale. Pas përplasjes, shtetasja S. J. është larguar nga vendi i aksidentit, pa u kryer veprimet nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.