I ra zjarri në banesë, lëndohet nga flakët një 82 vjeçar

HomeActual

I ra zjarri në banesë, lëndohet nga flakët një 82 vjeçar

Goditet një rast i shpërndarjes së kokainës në doza
Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, devijohet qarkullimi drejt Tiranës nga aksi Maliq–Moglicë
𝐁𝐫𝐞𝐬𝐡ë𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐨𝐧 𝐭ë 𝐦𝐛𝐣𝐞𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐧ë 𝐅𝐢𝐞𝐫, 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫ë𝐭 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧ë 𝐝ë𝐦𝐬𝐡𝐩ë𝐫𝐛𝐥𝐢𝐦

Kolonjë/Informacion paraprak

Në fshatin Sanjollas, Ersekë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.