Gonxhja: Do të kemi tjetër vëmendje për zgjidhjen e burokracive e çështjeve që mbanin pezull prej vitit 2019 projektin e rijetëzimit të Kullës dhe Muzeut të Prek Calit

HomeCulture

Gonxhja: Do të kemi tjetër vëmendje për zgjidhjen e burokracive e çështjeve që mbanin pezull prej vitit 2019 projektin e rijetëzimit të Kullës dhe Muzeut të Prek Calit

Grant programme, “EU4Culture” monitoring visits to assess progress
Komediani i famshëm ndërron jetë në moshën 76-vjeçare
“International Chamber Choir of Tirana” në Festivalin e 6-të Ndërkombëtar të Koreve

Projekti i rijetëzimit të Kullës dhe Muzeu i Prek Calit do të jenë këtë vit në prioritetin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ministri Blendi Gonxhja priti drejtues të fondacionit “Prek Cali” në New York me të cilët bisedoi jo vetëm për çështjet që mbajnë pezull projektin e vitit 2019, por edhe për projekte të tjera të ministrisë që drejton. “I kërkova ndjesë drejtuesve dhe përmes tyre edhe anëtarëve të Fondacionit “Prek Cali” në New York, për vonesën e aparatit tonë shtetëror ndaj tyre, duke i falenderuar njëkohësisht për angazhimin dhe kontributin e vyer që si pjesë e diasporës kryejnë për vendlindjen.U zotuam që do të kemi tjetër ritëm e vëmendje për zgjidhjen e burokracive e çështjeve që mbanin pezull prej vitit 2019 projektin aq të bukur të rijetëzimit të Kullës dhe Muzeut të Prek Calit, Martirit të Demokracisë dhe prijësit të Kelmendit, si dhe të Muzeut të Lahutës së Malësisë, si një trashëgimi e çmuar e identitetit dhe historisë sonë kombëtare, edhe si nisma të cilat do të mbështeten energjikisht nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale.Më tej ministri Blendi Gonxhja ka falënderuar atdhetarët e diasporës për mirëkuptimin si dhe gjithë shpirtrat shqiptare që presin me padurim materializimin e krenarisë së tyre për traditat e Malësisë së Madhe. Prek Cali (29 korrik 1878- 15 mars 1945) ishte një prej kontribuesve më të mëdhenj të kryengritjeve antiosmane të viteve 1908-1912. Ai mbështeti haptazi qeverinë e Princ Vidit në vitin 1914. Në periudhën e vështirë, qershor 1924, së bashku me malësorët e tij u bë krah me kryeministrin e asaj kohe Fan Noli, e më vonë shërbeu dhe si komandant gjatë qeverisjes së këtij të fundit.

/gazeta_sot