Goditet një tjetër rast kontrabande në PKK Kapshticë

HomeActual

Goditet një tjetër rast kontrabande në PKK Kapshticë

E rëndë/ Gjendet e vetëvarur një 15-vjeçare
Prorestë/Do të bllokohet pika doganore greke, ja çfarë do ndodhë
Editorial/Armand Braho: Orekset për asfaltin “elektoral”…

Goditet një tjetër rast kontrabande në PKK Kapshticë

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, duke goditur një tjetër rast të kontrabandës në pikën kufitare të Kapshticës.

Gjatë kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimin doganor, kaluan për kontroll në vijën e dytë një automjet me drejtues shtetasin K. G.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• një sasi produktesh pesticide pa licencë nga organet kompetente,

• fidanë me pemë frutore,

• mjete të tjera pune,

• si dhe automjeti me të cilin transportoheshin.

Në vijim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. G., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Kapen edhe 5 migrantë të parregullt

Gjithashtu, nga shërbimet e patrullës së Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë (kufir