Formalizimi i Bujqësisë: Jo Aksion Kundër Fermerëve, Por Një Hap për Sigurinë Ushqimore dhe Zhvillimin e Sektorit

HomeUncategorized

Formalizimi i Bujqësisë: Jo Aksion Kundër Fermerëve, Por Një Hap për Sigurinë Ushqimore dhe Zhvillimin e Sektorit

Arrestohet drejtues mjeti në gjendje të dehur në Korçë
Dhunë ndaj të miturit në Korçë – procedohen dy shtetas
Arian Jaupllari/ Emri që bashkon të gjithë qarkun e Korçës në 11-Maj.

Tiranë – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka bërë të ditur se kontrollet e fundit që po zhvillohen në terren për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk duhet të keqinterpretohen si një aksion ndëshkues ndaj fermerëve. Përkundrazi, kjo nismë është pjesë e një procesi të gjerë formalizimi, që synon forcimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor në tërësi.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, MBZHR thekson se qëllimi është ndërtimi i një sistemi të ndershëm dhe të kontrollueshëm, ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të garantojë standarde dhe siguri për konsumatorin.

“Fermerët nuk janë fajtorë. Ata janë partnerë të rëndësishëm në ndërtimin e një ekonomie të ndershme dhe të sigurt. Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë rregull,” – thekson MBZHR në njoftimin e saj zyrtar.

Pse është i rëndësishëm bashkëpunimi në këtë nismë?

Sipas Ministrisë, përfitimet janë të qarta dhe të shumëanshme:

  • Gjurmueshmëria e produkteve – Një sistem që lejon identifikimin e origjinës së produktit, mënyrës së përpunimit dhe kanaleve të tregtimit.
  • Siguria ushqimore – Për një tryezë më të sigurt për çdo qytetar.
  • Transparencë dhe mbështetje për fermerët – Fermerët e formalizuar përfitojnë akses më të lehtë në skema subvencionesh, kredi të buta, programe zhvillimi dhe mundësi për eksport në tregjet ndërkombëtare.

Shqipëria tashmë e pranishme në mbi 80 tregje ndërkombëtare

Me produktet shqiptare që po eksportohen në mbi 80 tregje elitare ndërkombëtare, siguria ushqimore dhe standardizimi janë kushte thelbësore për të garantuar qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e prodhimit vendas.

MBZHR u bën thirrje të gjithë aktorëve të zinxhirit agroushqimor – fermerë, grumbullues, përpunues dhe tregtarë – që të bashkëpunojnë në këtë proces reformimi, për të ndërtuar një sektor më të fortë, më të drejtë dhe në shërbim të qytetarit.