Elton Bardhin: Zëri kritik i Korçës feston sot Ditëlindjen ..

HomeActual

Elton Bardhin: Zëri kritik i Korçës feston sot Ditëlindjen ..

Kapshticë/Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë.
Arian Jaupllari/Pogdoria, Qyteza e trimave në zemër të Maliqit!

Në një kohë kur fjala e lirë dhe kritika e ndershme po zbehen gjithnjë e më shumë, në Korçë spikat një emër që ka ditur t’i japë zë realitetit të hidhur në mënyrën më origjinale e të drejtpërdrejtë. Ai është Elton Bardhi – një i ri korçar që ka fituar zemrat dhe vëmendjen e shumë qytetarëve jo përmes zhurmës apo propagandës, por me një armë shumë më të fortë: humorin therës të memeve.

Në faqen e tij në rrjete sociale, Eltoni ka arritur të pasqyrojë pa filtra çdo problematikë të përditshme që prek jetën e qytetarëve të qarkut të Korçës – nga keqqeverisja vendore e deri tek padrejtësitë më të vogla që prekin qytetarin e zakonshëm. Mënyra si ai i trajton temat, me sarkazëm të hollë dhe thellësi emocionale, bën që “memet” e tij të mos jenë thjesht për të qeshur – por për të reflektuar.

Prej kohësh ai konsiderohet si ndër të vetmit opozitarë të vërtetë në këtë qark. Jo sepse përfaqëson një parti apo një ideologji të caktuar, por sepse ka guximin të flasë, të kritikojë dhe të denoncojë, aty ku shumë të tjerë zgjedhin heshtjen. Kritika e tij nuk është për përfitim, por për ndërgjegjësim. Dhe pikërisht për këtë, ai ka fituar respektin e një publiku gjithnjë në rritje.

Eltoni është zëri i atyre që nuk kanë mundësi të flasin. Ai shfaq realitetin që shumë të tjerë përpiqen ta fshehin pas fasadave politike apo dekoratave të rreme. Dhe këtë e bën jo me mllef, por me art. Me një mënyrë që jo vetëm i përçon mesazhet më fuqishëm, por edhe i ngul më thellë në ndërgjegjen e publikut.

Ndaj, sot nuk është çudi që qindra e mijëra qytetarë e ndjekin, e ndajnë punën e tij dhe e shohin si një dritë të vogël në errësirën e madhe të realitetit politik dhe social. Në një vend ku e vërteta censurohet dhe hipokrizia shpërblehet, Elton Bardhi mbetet një shembull i gjallë i opozitës së ndershme dhe qytetare.

Qindra për ty Elton, për guximin, për sinqeritetin dhe për artin që na kujton çdo ditë se edhe e vërteta mund të bëhet virale.