DVP Korçë | Operacion policor “Qarku”: Goditen lojërat e paligjshme të fatit në Korçë dhe Pogradec

HomeUncategorized

DVP Korçë | Operacion policor “Qarku”: Goditen lojërat e paligjshme të fatit në Korçë dhe Pogradec

Arrestohet një 50-vjeçar i proceduar penalisht disa herë për shkatërrim prone.
Nga Roxhens Zgorani/Helmi i padukshëm që po përhapet: Negativiteti i organizuar
Maliq/Gjendet i pajetë një 35-vjeçar..

Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë qarkun e Korçës për goditjen e paligjshmërive. Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Qarku”, duke zbuluar dhe goditur disa raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Pogradec, u zbuluan 5 lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, të cilat përdoreshin për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit.

Gjatë operacionit:

  • U arrestuan në flagrancë 2 administratorë lokalesh, përkatësisht:
    • J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
    • E. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në lokalet e tyre u konstatuan monitorë dhe aparate celularë të përdorur për baste sportive online, si dhe punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

Gjithashtu, u proceduan penalisht:

  • M. V., 48 vjeç, banues në Korçë, dhe S. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, për “Punësim të paligjshëm”, pasi në lokalet e administruara prej tyre u konstatuan kamarierë të paregjistruar.
  • V. T., 19 vjeç, dhe Ç. P., 42 vjeç, banues në Korçë, për “Organizimin ose ushtrimin e veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
  • E. Ç., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi biznesi që administronte rezultoi i paregjistruar.
  • D. K., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Deklarim i rremë para oficerëve të Policisë Gjyqësore”.

Gjatë kontrolleve u kap dhe u procedua në gjendje të lirë edhe N. D., 35 vjeç, banues në Korçë, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi kishte kanosur nëpërmjet telefonit një 18-vjeçar për një shumë parash që lidhej me baste sportive.

Pajisjet që shërbenin për lojëra fati dhe disa telefona u sekuestruan, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.