DVKM Korçë finalizon brenda 24 orësh dy operacione kundër emigracionit të paligjshëm, arrestohen 3 shtetas sudanezë

HomeActual

DVKM Korçë finalizon brenda 24 orësh dy operacione kundër emigracionit të paligjshëm, arrestohen 3 shtetas sudanezë

Është hedhur ditën e sotme në ambientet e FSHF, shorti për kalendarin e sezonit futbollistik 2024-2025
Kapshticë/Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë.
A e dini sa e lashtë është Zvezda? Po Rruga e Luginës së Devollit që kalonte përmes Zvezdës?

Korçë – Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka finalizuar brenda 24 orësh dy operacione policore të koduara “Rikthimi” dhe “Itinerari”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Si rezultat i këtyre operacioneve, janë arrestuar 3 shtetas sudanezë, të cilët, të organizuar si grup, dyshohet se kanë ndihmuar 31 emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë, kundrejt pagesës.

Gjatë operacionit “Rikthimi”, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Korçë, pas një ndjekjeje disaditore, zbuluan një banesë të braktisur në fshatin Qatrom, ku ishin fshehur 2 shtetas sudanezë, së bashku me 16 emigrantë që kishin ndihmuar për kalimin e paligjshëm të kufirit. Në pranga ranë shtetasit H. A., 27 vjeç dhe M. H., 20 vjeç, ky i fundit i dëbuar më parë nga Republika e Shqipërisë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Itinerari”, të zhvilluar nga Policia Kufitare e DVKM Korçë në bashkëpunim me DVP Korçë, u arrestua shtetasi M. H., 30 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar 15 emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin. Emigrantët u kapën në territorin e fshatit Drenovë.

Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këto raste të emigracionit të paligjshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.