Dorëheqje në Bashkinë Maliq: 6 Administratorë Lënë Detyrën

HomeActual

Dorëheqje në Bashkinë Maliq: 6 Administratorë Lënë Detyrën

Maliq/71-vjeçari ngacmon seksualisht një 9-vjeçare
Kapshticë/Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë.
Bashkia Maliq/Vijojnë takimet me blegtorët, këtë herë në Vreshtas dhe Podgorie!

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Maliqit, ku gjashtë administratorë të njësive administrative kanë paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tyre.

Burime pranë institucionit të pushtetit vendor bëjnë me dije se dorëheqjet janë dorëzuar nga administratorët e njësive Libonik, Pirg, Vreshtas, Lozhan, Pojan dhe Moglicë, të cilët i kanë paraqitur vendimin e tyre kryetarit të bashkisë, Gezim Topçiu.

Ky i fundit, në një komunikim telefonik, ka bërë me dije se kjo lëvizje nuk do të ndalet me kaq, pasi në ditët në vijim priten dorëheqje edhe nga nënkryetarët e bashkisë.

Këto dorëheqje vijnë si pjesë e një procesi më të gjerë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë kërkoi dorëheqjen e drejtorëve të institucioneve vendore në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të një riorganizimi të administratës publike.

Procesi nisi fillimisht nga Bashkia e Vlorës dhe tashmë po shtrihet në disa bashki të tjera në vend, përfshirë edhe Maliqin.

Ndërkohë, në territorin kombëtar, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka intensifikuar aksionet kundër ndërtimeve pa leje, çka ka nxjerrë në dritë problematika të shumta të trashëguara ndër vite, që lidhen me mungesën e kontrollit dhe zbatimit të ligjit në nivel vendor.