Do të ketë reshje shiu? Temperaturat pësojnë ulje, si parashikohet moti për sot

HomeActual

Do të ketë reshje shiu? Temperaturat pësojnë ulje, si parashikohet moti për sot

Zbardhet juglindja, ja si paraqitet situata
E rëndë në Kolonjë, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar, dyshimet e para (EMRI)
Ishte shpallur në kërkim, ndalohet në hyrje të Republikës së Shqipërisë një shtetas

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime të shkurta dhe vranësira të shpeshta, duke sjellë herë pas here shira lokalë.

Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në vendin tonë, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë territorin.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime të shkurta dhe vranësira të shpeshta, duke sjellë herë pas here shira lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Tropojës deri në 33°C vlera më e lartë që pritet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

/gazeta-shqip