Drejtori i Bujqësisë Z.Arben Dulellari nëpërmjet një statusi ne rrjetin e tij social Facebook shprehet se vijojne takimet në kuadër të masave parandaluese për përballimin e sëmundjes së rrezikshme “Murtaja e Ruminantëve” (PPR) ..Nder te tjera ai shprehet se:
Në kuadër të masave parandaluese për përballimin e sëmundjes së rrezikshme “Murtaja e Ruminantëve” (PPR), u zhvillua një takim informues me blegtorët e zonës së Vreshtasit dhe Podgories.
🔍 Qëllimi i takimit ishte njoftimi dhe ndërgjegjësimi i blegtorëve për:
- Shenjat klinike të sëmundjes në të imtat,
- Masat mbrojtëse që duhen ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e saj.
📌 Theksi u vendos tek përgjegjësia e vetë blegtorëve, duke theksuar rëndësinë e:
- Kufizimit të lëvizjes së bagëtive,
- Ndërprerjes së shit-blerjeve të pakontrolluara,
- Dezinfektimit të rregullt të stallave,
- Dhe ndarjes me marrëveshje të zonave kullosore, për të shmangur kontaktin mes tufave të ndryshme.
🌡️ U vu në dukje se temperaturat e larta të kësaj periudhe mund të ndihmojnë si një faktor natyror në kufizimin e sëmundjes.
🤝 Me bashkëpunim, kujdes dhe përkushtim, do t’ia dalim ta përballojmë edhe këtë sfidë!