Basha: Rama, fushatë denigruese kundër meje

HomePolitics

Basha: Rama, fushatë denigruese kundër meje

The request of 47 MPs for the “Electorate”, Gjiknuri: They are fighting for 1 seat.The SP does not decide who the representation belongs to
The “Electoral” Commission, OSCE/ODIHR calls on parties in the country: Commit to open consultations in the coming months
Pensions, the agreement with Italy is signed


Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se ka shfrytëzur ish-shefin e inteligjencës amerikane për të goditur atë dhe PD. Në një konferencë për mediat, Basha akuzon kreun e qeverisë për një fushatë denigruese ndaj tij.

Lulzim Basha: Kjo nuk është një ngjarje e vetme dhe as e izoluar. Është pjesë e një fushate të ndërtuar, financuar dhe zbatuar nga kryeministri i vendit përmes një lufte me mjete të ndyra kundër kryetarit të opozitës, rivalit të tij për kryeministër.

Me dënimin e Mcgonigal në SHBA, Lulzim Basha thotë se është zbuluar i gjithë operacioni i pistë kundër Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: Drejtësia amerikane ka zbardhur në detaje gjithë operacionin kriminal i cili në fakt dirigjohej nga zyra e Edi Ramës, ushqyer dhe mbështetur edhe nga disa gjoja opozitarë të cilët sot shesin moral. Nxorri në pah luftën e paprincipt dhe të pamoraltë të Edi Ramës ndaj opozitës shqiptare dhe në veçanti ndaj meje si drejtues i saj.

Gjykata federale e Uashingtonit ka dënuar me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë Dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa Lulzim Basha pretendon se Mcgonigal është i lidhur edhe më çështjen e inceneratorëve, për këtë arsye paralajmëroi denoncime javën e ardhshme.

Klan News