Aksident me traktor në Kolonjë plagoset drejtuesi

HomeActual

Aksident me traktor në Kolonjë plagoset drejtuesi

E trishtë në Korçë/40-vjeçari gjendet i pa jetë, dyshohet të jetë vetëvarur
Nallbani i fundit i Pojanit/ 67-vjeçari vijon të ushtrojë ende profesionin e rrallë
Maliq/Ushtron dhunë ndaj motrës se tij, arrestohet 36-Vjeçari

Aksident me traktor në Kolonjë plagoset drejtuesi

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Bekovë.

Sipas informacionit paraprak, më datë 01.03.2026, rreth orës 14:30, shtetasi B. Z., rreth 40 vjeç, banues në Ersekë, duke drejtuar një mjet bujqësor (traktor), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.