
Një skemë e përdorur në vitin 2021, në rizgjedhjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD është përdorur në të dyja bashkitë, të Maliqit dhe Devollit në Primaret e 2025.
Është e njëjta skemë e përdorur nga Bledion Nallbati dhe Edmond Spaho. Mjafton të shikosh rezultatet në këto dy bashki dhe gjithçka është e qartë.
Bledion Nallbati në bashkinë e Devollit ka marrë 1140 vota, pra shumicën dërrmuese të tyre.
Por çfarë ka ndodhur?
Emra që nuk kanë qenë fare pjesëmarrës në votim janë firmosur sikur kanë votuar dhe më pas janë hedhur fletët.
Komisioni ka qenë komplet i kontrolluar prej tij dhe gjithçka është bërë dhe në marrëveshje me vëzhguesit e tjerë e rivalëve të cilët në fakt janë vendosur nga vetë Bledion Nallbati.
E njëjta situatë ka qenë dhe në Bashkinë e Maliqit, ku mësohet se Edmond Spaho ka manipuluar kutinë e kësaj bashkie, duke marrë 511 vota.
Për më tepër ka patur raportime se janë hedhur fletë dhe është përdorur e njëjta skemë si në Bashkinë e Devollit, ku gjatë ditës janë firmosur emra sikur kanë qenë pjesëmarrës dhe janë hedhur fletë në kuti me votat e kandidatit Bledion Nallbati në Devoll apo me votat e kandidatit Edmond Spaho në Maliq.
Këto janë dy bashkitë kryesore në qarkun e Korçës ku rezultati duket të jetë tërësisht i manipuluar./ CNA