HomeUncategorized

DVP KORÇË/ Ndalohen këta shtetas për vepra të ndryshme penale ..

Aktivitet i veçantë me fëmijët e Qendrës Ditore në Maliq!
Gjimnazi “Maliq” – Nis shitja e teksteve shkollore më 28 gusht
𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈𝐬: 𝐏𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐫𝐨𝐠𝐞̈, 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐨𝐣𝐞̈ 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈–𝐃𝐞𝐯𝐨𝐥𝐥

DVP Korçë

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë ndaluan shtetasin E. N., 20 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet si  autor i vjedhjes në lagjen nr. 1 Korçë, i  targave të një automjeti në pronësi të një 53-vjeçareje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. A., 28 vjeç, banues në Pojan, Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar;

I. P., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë  për shtetasin L. Ç, 45 vjeç, banues në Diashnicë, Korçë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë  automjeti ka dalë nga rruga ku ka ngelur e dëmtuar lehtë shtetasja Xh. Ç., 35 vjeçe, pasagjere në automjet.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasit:

Z. Ç., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për kontroll.

L. H., 35 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Gj. K., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dëmtuar fasadën e një lokali në pronësi të një 36-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal, në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Korçë, referoi materialet në Prokurori pasi shtetasi F. M., 45 vjeç, banues në Korçë, ka rënë aksidentalisht duke punuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.