Trajneri Robert Këndezi: Sot për kujtim të futbollistit Leo, do të organizojmë ndeshjen Maliqi- Skënderbeu për të kujtuar atë sportistin e shkëlqyer, djalin e mirë, i përkëstuar për sportin. Djalë i edukuar, i palodhur, sulmues i mirë. Në përgjithësi ishte sportist shumë i mirë. Leo ishte një djalë nga Pocesta, këtu afër Maliqit dhe vinte çdo ditë në stërvitje, nuk mungonte edhe në ditët kur ishte kohë e vështirë që unë i njoftoja në telefon nuk do bëjmë sot sepse është kohë e keqe dhe nuk është fusha mirë, thonte profesor mos na ler pushim. E donte shumë sportin. Absolutisht ishte djalë i fuqishëm. Jo vetëm ne si ekip i Maliqit por cdo ekip ju bëjmë analizat të gjitha, nuk pranojmë fëmijë oa bërë analizat. Ishte fëmijë shumë i shëndetshëm. Nuk kishte ndeshje mos bënte gol madje kur e ndërroja më thonte profesor pse më ndërron. Ishte djalë i palodhshëm. Atë ditë kur ai humbi jetën kishim stërvitje, kur ju thashë shokëve që Leo ndërroi jetë filluan të gjithë fëmijët po qanin, madje nuk ju bëhej stërvitje. E ndien jo vetëm fëmijët por të gjuthë. Edhe qytetarët e Maliqit kir e mësuan nuk e besonin, një djalë shumë i mirë, djalë i fizikshëm. Analizat dhe kontrollet mjekësire bëhen çdo 6 muaj gjithmonë, bëjmë ekg, analizat e përgjithshme të gjitha.