Kultivimi i Spinaqit në Zonën e Maliqit!

HomeActual

Kultivimi i Spinaqit në Zonën e Maliqit!

Korçë/Një shtetas nga Bulgareci u kap duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme
Prorestë/Do të bllokohet pika doganore greke, ja çfarë do ndodhë
Matura 1974, Maliq/Kujtime dhe mbresa për 50-vjetorin e maturës së gjimnazit “Skenderbeu” Maliq

Reapekte dhe Nderime për të rinjtë që merren me bujqësi 👏

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Spinaqit?
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?

Spinaqi mbillet drejtpërdrejt me farë. Për të patur prodhim gjithëvjetor, ai mbillet duar duar. Në varësi të kushteve klimatike të zonës së kultivimit në fushë, dora e parë, mbillet nga 15 shkurti, deri në 10 mars, dora e dytë 20-30 mars, dora e tretë 10-20 prill, dora e katërt nga 20 gushti deri në 5 shtator, dora e pestë, nga 20 shtator, deri 15 tetor. Mbjellja bëhet me dorë në sipërfaqe të vogla ose me makinë me rreshta në sipërfaqe më të mëdha.

Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?

Distancat më të rekomanduara janë: 25-30 cm dhe thellësi 1.5-2 cm. Sasia e farës së nevojshme është 1.5-3 kg /dyn.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për spinaqin në fushë?

Rrallimi i bimëve në rresht, duke i lënë në largësi 7-10 cm. Në rastin e mbjelljeve me makiname preçizion kjo masë agroteknike nuk ka nevojë të bëhet. Shërbimet e tjera agroteknike konsistojnë në shkriftërimin e sipërfaqes se tokës, ujitjen ose kullimin, luftimin e barërave të këqia. Barërat e këqija mund të luftohen me prashitje ose me trajtime kimike, para mbjelljes, kur herbicidi duhet të përmbyset gjatë përgatitjes së tokës ose dy-tre javë pas mbjelljes në fushë.