Maliq/Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me kashtë gruri në afërsi të Pyllit të Fazanëve

HomeActual

Maliq/Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me kashtë gruri në afërsi të Pyllit të Fazanëve

Tourism, in search of a qualified workforce
Arian Jaupllari/Sot pata kënaqësinë të jem i ftuar në A2 CNN
Romina Xhaferi/Kur jeta të vendos para dy zgjedhjeve, njeriu pa vetëdije a me vetëdije bën tre zgjedhje..

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 4 hektarësh me kashtë gruri duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të mbjella me grurë në fshatin Drithas, në afërsi të pyllit të Fazanëve.

Ka qënë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ajo që ka bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në sipërfaqet e tjera.

Shërbimi zjarrfikës i Maliqit u kërkon fermerëve të mos djegin sipërfaqet pas korrjes së grurit, jo vetëm për të mos rrezikuar kulturat e tjera bujqësore por edhe për përhapjen e flakëve që mund të rrezikojnë banesa pranë.

Ky zjarr dyshohet se ka qënë i qëllimshëm nga pronari i kësaj sipërfaqe ndaj të cilit pritet të ketë masë administrative.